Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar Gledis Nanon në krye të Policisë së Shtetit.
Përmes zv.kryetarit të grupit parlamentar Ervin Salianji, “selia blu” i uron Nanos suksese në detyrën e re.
Deputeti demokrat shtoi se aktualisht Policia e Shtetit është kthyer në një strukturë force për përdorimin politik, që sipas tij shërben për të përdorur shkopin aty ku i duhet Ramës.
“Nuk është analfabet siç ishte ky i pari. Askush nuk duhet ta paragjykohet. Kryepolic në Shqipëri është Edi Rama, duhet para nëse do ta kalojë apo do të kthehet në mashë ta tij sa hera që do t’i nevojitet. Ne nuk mund ta parashikojmë.
Uroj që të ketë sukeses Policia e Shtetit. Kemi pasur denoncimet më të forta lidhur me kriminalitetin. Policia e Shtetit është kthyer në një strukturë force për përdorimin politik, shërben dhe për të përdorur shkopin aty ku i duhet Ramës”, u shpreh deputeti Salianji.