osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si u zbulua Rajmonda Bulku, leja e veçantë nga babai i saj oficer

Si u zbulua Rajmonda Bulku, leja e veçantë nga babai i saj oficer

“Rajmonda Bulkun unë e kam xhiruar për herë të parë kur sapo e kishin gjetur për te ‘Dimri i fundit’. Ato ditë që ne po kërkonim aktoren e përshtatshme për rolin e saj, Rajmonda kishte ardhur për pushimet e janarit nga Cërriku në Tiranë.

Ishte 17 vjeçe, në vitin e tretë në gjimnaz dhe njëri nga dy regjisorët e filmit, Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, e kishte parë bashkë me dy vajza të tjera në rrugë dhe unë e fotografova menjëherë sapo ai e pa.

Më pas e morëm për kinoprovë. Shkuam në Cërrik, takuam të atin që e kishte oficer për të kërkuar leje, sepse ishte ende e vogël. Krijuam menjëherë marrëdhënie të mirë bashkë dhe u bëmë miq.

U bëmë aq të afërt saqë kur erdhi koha që do të fejohej, djali me të cilin u martua siç ishte e zakonshme të ndodhte atëherë, erdhi më pyeti ç’mendim kisha për të. Sigurisht që i thashë fjalët më të mira dhe siç dihet më pas të dy u martuan. Te ‘Dimri i fundit’ kemi kaluar kohë shumë të bukura. Mund të them që është një nga rastet e rralla që kemi pasur kohë aq të bukura.

Grupi i filmit ishte prej 70 vetash dhe për ne u hap enkas kampi i punëtorëve të Dardhës në Korçë. Drejtori i kampit ishte mjaft i pasionuar pas artit dhe na ka trajtuar në mënyrë të veçantë. Përveç tij, i gjithë fshati na ka mbajtur si jo më mirë sepse edhe ne morëm disa nga fshatarët për film. Për një rol të vogël paguanim 200 lekë në ditë, por mendoni që fshatarët duhet të punonin sa e sa ditë për 14 orë, që të merrnin kaq para. Një natë na merrte njëri, një natë tjetri.

Ishim edhe mjaft të organizuar dhe bënim përnatë mbrëmje vallëzimi, por nga ato që në Tiranë nuk lejoheshin sepse i futeshe burgut vetë. Kërcenim e pinim si të donim. Jashtë ra dëborë e madhe dhe s’lëviznim dot prej andej, as deri në Korçë. Imagjinoni që Liza Laska, aktorja e Vlorës, ishte e sëmurë me zemër dhe Komiteti na caktoi një doktor enkas për të”./Ilia terpini