Alfred Bualoti lindi në Tiranë në vitin 1953. Është një aktor dhe menaxher i njohur teatri, drejtues i festivalit të parë ndërkombëtar të teatrit në Shqipëri, “Butrinti 2000”.
U diplomua si aktor nga Instituti i Lartë i Arteve, në Tiranë, më 1974. Për një farë kohe punoi në Radio-Televizionin Shqiptar dhe më vonë në Teatrin e Gjirokastrës.
Mbasi kreu një kualifikim pasuniversitar pranë Teatrit Nacional Chaillot në France, kaloi si aktor në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ka interpretuar 9 role në kinematografi duke filluar me rolin protagonist të Vlashit në filmin “Pylli i lirisë”. Filma të tjerë janë :
“Njeriu me top” 1977,
“Përtej mureve të gurta” 1979,
“Fushë e blertë fushë e kuqe” 1984,
“Dy herë mat” 1986,
“Tela për violinë” 1987,
“Misioni përtej detit” 1988.
Me tej u emërua regjisor teatri, ku nder të tjera realizoi komedinë e famshme Pallati 176.
Filmografia
Misioni përtej detit – (1988) Udhërrëfyesi
Dy herë mat – (1986) – Sazani
Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984) Oficeri italian
Një natë pa dritë – (1981)
Përtej mureve të gurta – (1979)… Ramizi
Pylli i lirisë – (1976)… Vlashi
Në fillim të verës – (1975) Vëllai i Verës/Wikipedia/