Nikoll Prendi, vëllai i ish-kreut të Gardës në 21-janar, Ndrea Prendi, ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike mesditën e sotme.
Bombola në banesën e tij në fshatin Reps të Mirditës ka shpërthye e si pasojë e flakëve që “pushtuan” vendin, Prendi ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 13:40. Nga ajo sa Report Tv ka arritur të mësojë është se Prendi ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë.
“Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.