Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh evropian, “Eurovision 2018”. Shqipëria është përfaqësuar nga këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa, i cili me interpretimin e tij perfekt, ka arritur të sigurojë votat e duhura shtetit shqiptar për në finalen e madhe të “Eurovision 2018”.
Ndërkohë, në finalen e “Eurovision 2018” ka arritur të kualifikohet edhe shqiptarja Eleni Foureira, e cila në këtë kompeticion përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”.
Të dy shqiptarët sot patën një përfaqësim dinjitoz me çka bënë krenarë shqiptarët, duke u kualifikuar që të dy në natën finale.
Kujtojmë që në “Eurovision” do të performojë edhe shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë.