Bashkëshortja e aktorit të njohur, Xhevdet Feri, i ndarë nga jeta në vitin 2020, nuk i ka mbajtur dot lotët në premierën e restaurimit të filmit “Vitet e pritjes”.
Për të ishte dalja e saj publike pas humbjes së partnerit të jetës, ku ndau me të pranishmit disa kujtime nga xhirimi i filmit, ku emocionet dominuan atmosferën.
“Ka kaluar një jetë e gjatë edhe e tërë. Ama ka pasur një frymë shumë të mirë grupi, pavarësisht kushteve. Mendoj se në memorien time ashtu edhe atë të kolegëve të mi, të gjithë i kemi të shenjuara punën intensive dhe të vështirë. Po ja ku jemi”, u shpreh ajo, ndërsa nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët.
Xhevdet Feri, ose Xhota siç i thërrisnin miqtë e afërt, u nda nga jeta në janar të vitit të kaluar pasi pësoi një insuficencë të rëndë pulmonare, të cilën nuk e mposhti dot. Aktori, i njohur për diskrecion në jetën e vet, e kishte lënë porosi që të përcillej pa homazhe, por si një njeri i thjeshtë./revistawho.com/