Pasuria dhe marrëveshjet e fshehta të udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve kanë dalë në dritë në një nga rrjedhjet më të mëdha të dokumenteve financiare. Rreth 35 udhëheqës të tanishëm dhe të mëparshëm dhe më shumë se 300 zyrtarë publikë janë në dosjet offshore të quajtura “Pandora Papers”.
Ata zbulojnë se mbreti i Jordanisë fshehu 70 milionë £ pasuri. Ato gjithashtu tregojnë se si ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe gruaja e tij shmangën 312,000 £ taksë kur blenë një zyrë në Londër. Rrjedhja gjithashtu lidh Presidentin rus Vladimir Putin me asetet sekrete në Monako.
“Pandora Papers”
Shqyrtimi i dosjeve është më i madhi i organizuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), ku marrin pjesë më shumë se 650 reporterë. “BBC” në një hetim të përbashkët me “Guardian” dhe partnerët e tjerë të medias kanë pasur qasje në 12 milionë dokumente nga 14 kompani të shërbimeve financiare në disa vende përfshirë; British Virgin Islands, Panama, Belize, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor dhe Zvicër. Disa figura po përballen me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe shmangie të taksave.
Por një nga zbulimet më të mëdha është se sa njerëz të njohur dhe të pasur kanë krijuar kompani offshore për të blerë fshehurazi prona në Mbretërinë e Bashkuar. Dokumentet zbulojnë mijëra pronarë që kanë investuar fshehurazi duke shmangur taksat. Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familja e tij, të cilët janë akuzuar për vjedhje të vendit të tyre, janë një shembull. Hetimi zbuloi se Aliyev dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishin përfshirë fshehurazi në marrëveshje pronësie në Mbretërinë e Bashkuar me vlerë më shumë se 400 milionë £.
Dokumentet financiare tregojnë se si mbreti i Jordanisë ngriti fshehurazi një perandori pronash në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA me vlerë më shumë se 70 milionë £ (mbi 100 milion dollarë). Ata identifikojnë një rrjet kompanish në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe parajsa të tjera tatimore të përdorura nga Abdullah II bin Al-Hussein për të blerë 15 shtëpi që kur ai mori pushtetin në 1999. Ato përfshijnë 50 milionë £ në tre prona në Malibu, Kaliforni, dhe prona në Londër dhe Ascot në Mbretërinë e Bashkuar. Avokatët e mbretit Abdullah thanë se të gjitha pronat janë blerë me pasuri personale, të cilat ai i përdor gjithashtu për të financuar projekte për qytetarët e Jordanisë.
Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij zotëronin fshehurazi një rrjet kompanish në parajsat fiskale. Ato kanë qenë të lidhura me 11 firma njëra prej të cilave, 30 milionë dollarë.
Anëtarët e rrethit të ngushtë të kryeministrit pakistanez Imran Khan, përfshirë ministrat e kabinetit dhe familjet e tyre, posedojnë fshehurazi kompani miliona dollarë. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky transferoi aksionet e tij në një kompani sekrete pak para se të fitonte zgjedhjet e vitit 2019. Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso, një ish-bankier është po ashtu në listë. Në “rrjetë” ka rënë edhe Tony dhe Cherie Blair. Dokumentet tregojnë se shmangën taksën kur blenë pronën e tyre 6.45 milionë paund. Ish-kryeministri dhe gruaja e tij Cherie blenë ndërtesën në Marylebone, Londrën qendrore, në korrik 2017.
Zonja Bler tha se shitësit kishin këmbëngulur që ta blinin shtëpinë përmes kompanisë në kompani offshore. Ajo tha se ata e kishin kthyer pronën sipas rregullave të Mbretërisë së Bashkuar dhe do të jenë të detyruar të paguajnë tatimin nëse e shesin atë në të ardhmen. Pronarët përfundimtarë të pronës ishin një familje me lidhje politike në Bahrein, por të dyja palët thonë se fillimisht nuk e dinin se me kë kishin të bënin. Dokumente të tjera tregojnë se si familja në pushtet në Azerbajxhan, Aliyev ka fituar fshehurazi prona në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur kompani offshore.
Dosjet tregojnë se si familja e akuzuar prej kohësh për korrupsion bleu 17 prona, duke përfshirë një zyrë prej 33 milionë paund në Londër për djalin 11-vjeçar të presidentit, Heyder Aliyev. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se po godet pastrimin e parave me ligje dhe zbatim më të ashpër, dhe se do të prezantojë një regjistër të kompanive në offshore që posedojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar.