osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E operuan për apandesitin dhe humbi jeten, pastaj thanë u vetëhelmua. Nëna e vajzës: Mjeku na tha ‘tani na ftoni në dasmë’

E operuan për apandesitin dhe humbi jeten, pastaj thanë u vetëhelmua. Nëna e vajzës: Mjeku na tha ‘tani na ftoni në dasmë’

Ledjona Meko ka gati dy vjet qe ka vdekur, por historia e saj trondit këdo sa here që e dëgjon.

23-vjeçarja u nda nga jeta menjëherë sapo kishte dalë nga një operacion, ku kishte hequr apendicitin.

Por tre muaj pas vdekjes, ekspertiza mjeko-ligjore kishte nxjerrë se vajza kishte vdekur për shkak të vetëhelmimit me fostoksinë.

Për familjen Meko e vërteta nuk mundet kurrë të jetë e tillë dhe të gjitha faktet tregojnë qartë që ky version është i rreme. Nëna e 23-vjecares kërkon të zbardhet e vërteta dhe mbi kujtimin e së bijës të mos rëndojë një peshë kaq e rëndë, madje më e rëndë se vetë vdekja.

Ledjona jetoi pak, por e donte shumë jetën dhe njerëzit ndaj iu falte atyre veç buzëqeshje dhe dashuri. Nëna e saj ka bërë një betim dhe do t’i shkojë deri ne fund së vërtetës, jo për të vrarë njerëz, por për të vënë në vend dinjitetin e Ledjonës së saj të shtrenjtë.
“I drejtohem me mish e shpirt Arta Markut. Të zbardhë të vërtetën time, të gjendet drejtësia. Nëse nuk zbardhet drejtësia do bëj vetëgjyqësi vetë”, thotë nëna e Ledjonës.

Nëna e Ledjonës, Valbona në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 për të rrëfyer dhimbjen e saj të madhe dhe për të kërkuar drejtësi. Valbona thotë se vajza e saj nuk është vetëhelmuar me fostoksinë, duke treguar dhe faktet.

“Atë ditë u ngritëm me çunin se djali do ikte në punë në Tushemisht. Vajza flinte. Gjithë natën në gjumë. Më pas u çua vajza për të ikur në tualet. Më tha se më duket sikur më është bërë një prag në krahë të djathtë. Më duket se po më ngacmon apendiciti. Po çalonte dhe tha mu mpi këmba. E çova në tualet, mezi e ngritëm me djalin dhe e shtrimë në krevat. Mora diçka të ftohtë nga frigoriferi dhe ia vendosa. I thashë djalit ta çojmë me makinën e punës së djalit. E çuam në urgjencë. Ishte ora kur ndërroheshin turnet. Ikte me avash makina sepse vajza kishte dhimbje në krahë të djathtë. E çova atje dhe më thanë çfarë ka vajza. Iu tregova e thanë që do i bëjmë analiza. Nuk kishte të vjella. I bën vetëm një qetësues. Por vajza ishte e vetëdijshme. Doktoresha e turnit e vizitoi i bënë qetësues dhe nuk i pushuan dhimbjet. Thanë ta çojmë për analizat. Unë se çoja dot sepse nuk lëvizte dot se e kishte këmbën e mpirë. Shkova i thashë laborantes. Ia çova dhe mjekes analizat. Iu kërkova që t’i bënin eko që mos ta fusja në operacion për apendicitin. I bëra dhe ekon e kirurgu më tha direkt në sallë operacioni. I jepja vajzës zemër, që të shpëtosh i thosha, por e ndieja që diçka po më shkëputej”, tregoi mes lotësh nëna.

Ajo tha se pasi doli nga operacioni vajza ndihej keq.

“Ishim shumë të gëzuar se vajza kishte dhe një rast të mirë, dhe vajzës i pëlqente dhe nuk e prisnim këtë. Isha e vetme në spital se djalin e dërgova në punë. Po prisja pas dere, doli një infermiere e tha se po bëhet qepja, asgjë nuk kishte thjesht i hoqëm apendicitin, shumë mirë është. Pastaj doli vajza e çuan në dhomë, ishte në narkozë. Dhoma e vajzës nuk ishte asnjëherë pa personel. E çova drejt vdekjes me dorën time. Po i flisnin vajzës që të përmendej. Erdhi doktori që bëri operacionin tha të shkuara vajzës, doli shkëlqyer, tani na ftoni në dasmë. Operacioni zgjati një çerek ore. Dhe rreth çerek ore ndenji gjallë vajza.
Kam thirrur kirurgun që ishte në operacion, jo ai që e bëri i thashë hajde shikoje pak vajzën se po lëviz shumë. Më tha është normale. Pa kthyer shpinën mjeku, vajza më thoshte që mi fry plagës se po më djeg, dhe në një anë po i fryja, në një anë po i mbaja dorën. Më pyeti për babain, për vëllain pastaj më lëshoi dorën. Iku”, tha nëna e 23-vjeçares

Valbona përpiqet të kujtojë ato momente dhe thotë se mbërritja e policisë dhe njerëzve të afërt ishin dëshmi e qartë e asaj që kish ndodhur.
E tronditur ajo dhe familjarët u vunë në kërkim të së vërtetës. Mjekësia ligjore tha se vdekja ishte shkaktuar si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë. Kjo për familjen Meko ishte një vdekje e dyte.
“Nga mjekët i ishte thënë vëllait tim se kemi konstatuar një mpiksje në tru. Kurse tre muaj pas vdekjes së vajzës, ekspertiza mjeko-ligjore nxori që vajza ishte vetëhelmuar me fostoksinë. Ai ishte ekzekutimi i dytë për familjen time. I thashë prokurorit më ndihmo. Ti mund të kesh ndërruar 7 kollare dhe të jesh shumë i rëndësishëm por unë po të flas si baba. Unë nuk kam lekë, ato pak që kisha nxora vajzën nuse, po do shesh organet e mia për të nxjerrë të vërtetën”, tregoi Valbona.