Autoritetet në Itali kanë identifikuar viktimat që ndodheshin në aeroplanin që u rrëzua pasditen e së dielës në San Donato Milanese. Siç raportojnë mediat në vend, të gjithë pasagjerët ishin shtetas të huaj.
Lajmin e konfirmoi zëvendësprokurorja Tiziana Siciliano ndërsa konfirmoi se mes viktimave ndodhet edhe një fëmijë. Pronari dhe piloti i aeroplanit ishte një nga njerëzit më të pasur të Rumanisë, i cili në bord kishte edhe djalin dhe gruan e tij.
Bëhet fjalë për 68-vjeçarin, me dy shtetësi gjermane dhe rumune Dan Petrescu, një nga investitorët kryesorë në sektorin e pasurive të paluajtshme në vendin e tij si dhe djalin e tij 30-vjeçar, Dan Stefan Petresku, i lindur në Mynih dhe gjithashtu me dy shtetësi, dhe bashkëshortja, një 55-vjeçare e lindur në Rumani me shtetësi franceze.
Shkaqet e rrëzimit të aeroplanit nuk dihen ende.