Këngëtarja Enisa Nikaj është kushërira e Shejla Bakija, 19-vjeçares që u ekzekutua nga bashkëshorti i saj në Mal të Zi. Enisa ka zbuluar se me 19-vjeçaren ka lidhje gjaku, pasi janë kushërira. Ajo ka ndarë disa foto të së ndjerës e krah saj një mesazh shumë të ndjerë.
“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë postim tani. Kjo nuk mund të jetë jeta e vërtetë, kushërira ime, motra ime e vogël, zemra ime është e thyer. Vetëm 19 vjeç, ti meritoje shumë më shumë, jeta jote as nuk kishte filluar. Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë me ne. Ti ishe një diamant, e mrekullueshme, e ëmbël, e dashur, ende nuk mund ta besoj. U prefsh në paqe, ëngjëlli më i bukur”