osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipëria dhe Kosova ia morën talentet me origjinë shqiptare, Zvicra hakmerret dhe s’jep leje për miqësoren Shqipëri-Kosovë të 29 majit

Shqipëria dhe Kosova ia morën talentet me origjinë shqiptare, Zvicra hakmerret dhe s’jep leje për miqësoren Shqipëri-Kosovë të 29 majit

Zvicra nuk jep leje që Shqipëria dhe Kosova të luajnë miqësoren e tyre të programuar në fund të majit. Edhe pse përgjigja nuk ka ardhur ende zyrtarisht, mediat në Zvicër janë të sigurt se kjo miqësore nuk do të luhet në tokën zvicerane sic ishte planifikuar. Pavarësisht një pakti mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe homologëve të Kosovës për një miqësore në tokë neutrale, duket se ndeshja e programuar këtë vit do të dështojë.

Federata zvicerane duhej të siguronte lejen për ndeshjen mes kuqezinjve dhe përfaqësueses kosovare, por helvetikët nuk pranojnë me pretendimin se cenon sigurinë. E vërteta është se Zvicra ka frikë se një ndeshje e tillë ku do të ndiqej nga shumë shqiptarë, do të joshte edhe lojtarët e tjerë me origjinë shqiptare që janë në kombëtaren e moshave të Zvicrës, të zgjidhnin Shqipërinë, ose Kosovën, dicka që Zvicra e ka vuajtur më parë dhe e ka shprehur publikisht.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri në një intervistë për Kosova Press thotë se nuk kanë marrë ende lejen: “Po afër anulimit është sepse Federata e Futbollit Zviceran nuk e ka dhënë lejen. Duhet tashmë vetëm njoftimi zyrtar për anulimin e miqësoren që ishte programuar në fund të këtij muaji. Edhe opsionet për zhvendosjen e miqësores në një stadium tjetër, po bien nga dita në ditë”, u shpreh Vokrri.

Ndërkohë, lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti Armand Duka: “Po është e vërtetë ajo që ka deklaruar presidenti Vokrri dhe ne jemi duke kërkuar mundësi të tjera për të shfrytëzuar këtë periudhë sa më mirë për ekipin dhe trajnerin”, tha presidenti Duka. Nga burime jo zyrtare ndërkohë mësohet se një alternativë mund të jetë përballja me Austrinë, duke qenë se e ka këtë datë e ka lirë. Federata ka nisur kontaktet edhe pse për momentin nuk konfirmon asgjë zyrtarisht. Mbetet të shihet se cfarë do të bëhet në fund të majit, por dukets e kjo ndeshje po shkon drejt dështimit të plotë.