Sa herë që shihni fjalën “diktator”, zakonisht fjala tjetër që ju vjen në mendje nuk është “i arsyeshëm”. Udhëheqësit botërorë, të famshëm për temperamentin apo paqëndrueshmërinë janë pak a shumë si njerëzit në internet – ne presim që ata të reagojnë ndaj ngjarjeve të të përditshmes, me një rregullsi që i afrohet shumë obsesionit. Këta reagime ekstremë dhe qesharakë, që do të publikojmë në fillim, mbajnë autorësinë e udhëheqësve më të marrë të botës.
Salimi pushton Qipron
Sulltan Selimi II, që ndonjëherë njihet si Selim Bjondi apo Selim pijaneci ishte një sulltan i perandorisë otomane, i njohur për dashurinë që kishte për verën e Qipros. Varësia e tij nga vera ishte kaq e madhe, saqë prej kësaj mori edhe nofkën Selim Pijaneci, që ia kanë vënë vetë historianët. Selimi e shijonte kaq shumë pijen, saqë populli i tij nuk priti as deri sa të vdiste, për të filluar që të tallej me të.
Dashuria për verën ishte kaq e madhe, saqë ajo qe një pjesë e arsyes që ai vendosi të pushtojë Qipron, me qëllim që të kishte kontrollin e furnizimit botëror me pijen e tij të preferuar. Dëshira e Selimit për të pushtuar Qipron, natyrisht që nuk ishte e ndikuar tërësisht prej dashurisë së tij për verën – ai kishte arsye të forta, pasi ky vend kishte një rëndësi shumë të madhe strategjike, ndonëse me shumë gjasë vetë Selimi nuk e dinte këtë.
Megjithatë, nuk duhet injoruar fakti që vendimi i Selimit për të pushtuar të gjithë vendin dhe të rrezikonte jetët e mijëra njerëzve, ishte pjesërisht pasojë e faktit që po i mbaronte vera e tij e preferuar. Në një farë kuptimi, një përkushtim të tillë duhet thjeshtë ta respektosh./bota.al