Agron Gjekmarkaj e drejton gishtin tek SHBA, si një ndër faktorët kryesor që opozita humbi zgjedhjet në 25 prill.
Gjekmarkaj tha në një intervistë për TopNews se me 25 prill qeveria u lejua të manipulojë procesin zgjedhor.
“Besoj se nëse me 25 prill do kishim një arbitër të paanshëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme, opozita do të ishte në pushtet. Inxhinieria elektorale, e mundësoi Edi Ramën të mbante mandatin e tretë. Një mandat që nuk do e mbante nëse s’do kishte pasur një sy shkelje ndërkombëtare”, tha Gjekmarkaj.
Po thoni se PD i humbi zgjedhjet sepse nuk kishte mbështetjen e amerikanëve
Ndër të tjera po. U lejua qeveria të manipulojë zgjedhjet sepse ne në momentin më kyç na mungoi kjo mbështetje.
Akuzë e rëndë ndaj SHBA…..
Jo nuk akuzoj. Jam promovuar idenë që pro amerikanizmi i Partisë Demokratike nuk duhet të vihet në diskutim. Që asnjë perspektivë antiamerikane nuk është e dobishme për Partinë Demokratike dhe elektoratin e saj.
Sipas tij SHBA mund të ketë gjykuar se deri në momentin që opozita shqiptare do të zgjidhte problemet brenda saj, në mazhorancë të vazhdojë të qëndrojë Partia Socialiste.
“Jo çështja është që ato kanë pasur një problem me opozitën e Shqipërisë dhe kanë gjykuar që ndoshta është më mirë që Edi Rama të vazhdojë edhe disa kohë. Deri sa opozita të ndreqë problemet që ka me SHBA. Nuk po them që SHBA kanë promovuar, sepse atë thanë që besoni tek ndryshimi, votoni ndryshimin. E dhanë mundësinë. Por nga ana tjetër, ambasadorët në Tiranë e lejuan Edi Ramën që ta ndryshojë Kushtetutën. Në qoftë se ata do të ishin me dorë të hekurt, të respektohej marrëveshja e 5 qershorit, jam i sigurt që Kushtetuta nuk do të prekej, nuk do të ndryshonte forma e mëparshme e koalicioneve që do të vente opozitën të vinte në pushtet”, tha ai.
Gjekmarkaj u shpreh se Amerika është e interesuar që në Shqipëri të promovohet vota e lire dhe demokracia.