Ish-kreu i Shërbimit Sekret Shqiptar, nuk duket fare i çuditur nga deklarata e Sali Berishës ndaj tij në Shkodër, ku ai e akuzoi për manipulim votash në zgjedhet e vitit 2001, edhe pse s’e ka ndjekur ngaqë është në udhëtim.
Pasi është ndalur diku, profesori i fizikës, tregon se sapo është sinjalizuar nga një mik i tij për deklaratën e Berishës, e kur i prezantohemi nga gazeta TemA, Klosi thotë:
“Sikur nuk ja vlen gjithë kjo rëndësi, është një gënjështer e madhe kjo dihet. Berisha e ka zakon që në raste kur është në situatë të rrezikshme merret me mua dhe më ngjesh akuza e ngjarje të tmerrshme.
Por kjo është thjesht qesharake. Nuk mund të jem unë shtegu që ai të gjej shpëtimin politik.
Sot Saliu ka një problem të madh, madje shumë të madh së bashku me familjen e tij. Do të ishte më e udhës të merret me të…”