Sali Berisha ka shkuar këtë të premte në Shkodër, ku shpresonte të kishte një takim entuziast.
Por ndryshe nga qytetet e tjera, ai nuk ka pasur asnjë deputet në sallë, që ta mbështeste.
Madje, nuk ka qenë prezente as Voltana Ademi, e cila me veprimin e saj është rreshtuar haptazi në mbështetje të Lulzim Bashës.
As drejtuesit e PD-së së Shkodrës, nuk kanë marrë pjesë.
I vetmi që e mbështeti në takim ishte i zakonshmi Mul Noka dhe ca militantë të sëmurë, që deklaronin se ishin gati edhe të vdisnin për Sali Berishën.
Por edhe po vdiqën, tani është vona dhe nuk e shpëtojnë dot nga damka që i është vënë nga SHBA, si një njeri i korruptuar, që ka përdorur pushtetin për të pasuruar familjen dhe fëmijët e vet.