Ndihmës sekretaria e “shtetit të Berishës” Kokalari deklaroi se Lulzim Basha do jetë kryetar i PD edhe 1-2 javë. Ajo shton se asnjë në Shqipëri nuk e ndjen Lulzim Bashën kryetar.
“Basha do jetë kryetar edhe 1-2 javë. Asnjë në Shqipëri nuk e ndjen që Basha është kryetar i PD.
Qeveria amerikane sado ta mbrojë, nuk do të shkojë deri aty sa të ndryshojë fatet e Partisë Demokratike.
Ai do të mbajë individë, që nuk ia kanë idenë e konceptit autonomi. I kanë ngelur 3-4 vetë dhe të tërë po i ikin.
Basha po e shikon se të gjithë njerëzit pranë tij po i ikin. Basha nuk frikëson askënd, sepse nuk ka pushtet”-deklaroi Kokalari.