Nga ambjentete e Ministrisë së Brendshme, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha, ku është vednosur një yll mes yjeve të Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit.
Ylli Manjani shpërthen ndaj Lulzim Bashës: Shyqyr që nuk u bëre kryeministër! Përjashtove nga partia ekspertin më të mirë të legjislacionit zgjedhor që kemi
Diplomati i njohur nxjerr prapaskenat e forta: Gabimi i madh që do të ‘fundosë’ kryeministrin Rama
Thellohet kriza në veri të Kosovës/ Serbia mes Rusisë dhe Perëndimit. Zbardhet situata e tensionuar
Saimir Hoxha u vra dy ditë më parë në krye të detyrës në Vain të Lezhës, nga 21 vjeçari Aldi Rama.
“Kjo është një ngjarje e trishtë, ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm dhe ne do të përkujdesemi për ta siç kemi nisur që dje të përkujdesemi për familjen e tij deri kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë.
Natyrisht që 170 % e pagës së babai për fëmijën nuk thotë asgjë në raport me humbjen dhe as ato 50 mln lekë që i akorduam familjes nuk thotë asgjë për humbjen, po është një lehtësim të mendosh se fëmijët do të jenë të shoqëruar përdore jo i vetëm nga nëna por edhe nga shteti dhe nuk do i mungojë asgjë njësojë sikur babi të ishte në jetë, përtej mungesës së tij që asnjë nga ne nuk e zëvendëson dot. Nderime e lavdi përjetë të gjithë dëshmorëve te atdheut që sot u bashkohet edhe ylli i Saimirit”, tha Rama.