Ndahet nga jeta juristi i njohur shqiptar, Kristaq Traja, pas një sëmundjeje të pashërueshme, juristi i njohur shqiptar. Me një barrë eksperiencë, brenda dhe jashtë vendit, nga Kraja, kemi trashëgimni punën e tij në Kushtetutën e Shqipërisë, por ka shërbyer për shumë vite në shumë detyra. Ai ka qenë edhe kryetar i Këshillit Drejtues të RTVSH; konstitucionalisti ka shërbyer si përfaqësuesi i parë i Shqiprisë në Gjykatën e Strasburgut.
Kush është Kristaq Traja?
Është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978. Gëzon një eksperencë 10-vjeçare si Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg për periudhën 1998 – 2008 dhe është një ndër akademikët më të njohur në Ballkan për të Drejtën Kushtetuese. Karriera e tij si profesionist në fushën e ligjit ka filluar në vitin 1986 ku ka ushtruar detyrën e specialistit në Sektorin e Studimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme deri në vitin 1991. Ai ka qenë anëtar i Bordit të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 1991 – 1992 dhe Zëvendës Ministër i Drejtësisë gjatë viteve 1992 – 1993.
Ai ka qenë gjithashtu anëtar i grupit të punës për hartimin e Kushtetutës Shqiptare të vitit 1998. Prej vitit 1994 ai është pedagog i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës. Gjatë periudhës 2012 – 2014 ai ka qenë Rektor i Universitetit Luarasi. Gjithashtu, që nga viti 2008 ai është Avokat në disa studio ligjore prestigjioze në vend. Është autor i disa publikimeve dhe përkthimeve në fushën e ligjit.