osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas dënimit të Adriatik Llallës, sot vuloset fati i Saimir Tahirit, ish-ministri del para Gjykatës së Lartë

Pas dënimit të Adriatik Llallës, sot vuloset fati i Saimir Tahirit, ish-ministri del para Gjykatës së Lartë

Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi pak ditë më parë, sot do të mbahet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Seanca gjyqësore do të mbahet në orën 10:00 në Gjykatën e Lartë, ndërsa do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e kryesuar nga Ilir Panda relator dhe Sokol Sadushi e Ervin Pupe. Këta tre anëtarët e Gjykatës së Lartë do të shqyrtojnë dosjen gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri e ish-kreut të Policisë së Vlorës, Çela.

Ish-ministri Tahiri është dënuar në shtator të vitit 2019 nga Krimet e Rënda me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 3 vite, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Rruga e ndjekur nga Tahiri

Vendimi i gjykatës u ankimua në Apel nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, vendim ky që solli reagimin e ashpër të ish-ministrit të Brendshme, i cili e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi ta pranojë dosjen dhe ta hetojë në themel. Kështu që ditën e sotme pritet të nisë seanca e parë për çështjen “Tahiri”.

Nga ana tjetër, sot do të shqyrtohet edhe çështja për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili është dënuar nga Krimet e Rënda me 3 vite e 4 muaj burg. Pra, nisur nga zhvillimet që kanë ndodhur, sot pritet të nisë shqyrtimi i çështjes “Tahiri”. Kujtojmë që zoti Tahiri dhe Çela u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Hetimi për ish-ministri e Brendshëm dhe ish-drejtorin e policisë Vlorë dhe zyrtarë të tjerë nisi dy vite më parë, teksa akuzat fillestare ndaj zotit Tahiri ishin tre të tilla. Ish-ministri Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, por gjykata i rrëzoi këto akuza duke e dënuar për shpërdorim detyre, gjë që Tahiri nuk e pranoi duke vijuar betejën ligjore në Gjykatën e Lartë, ku do të mbahet sot seanca e parë.

“Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, bëri me dije gjykata pak kohë më parë. Ndërkohë nga ana e tij ish-ministri Tahiri hodhi akuza, teksa deklaroi se ishte dënuar pse disa kushërinj idiotë kishin përmendur emrin e atij.

“Do të ishte më mirë ta kishin bërë si burrat të më dënonin për trafik, se kështu është qesharake. Sigurisht që do ta apeloj. Më lini ta përtyp se nuk di se çfarë të them më shumë. Isha më qartë kur hyra se tani kur dola. Është si të shkosh në një provim, mësuesja të thotë se ke mësuar shumë mirë, por hajde të vendos një pesë. Si ti a bëj për të gjithë kushërinjtë idiotë në fis duhet të mbaj përgjegjësi. Ju falenderoj se për dy vite keni ndjekur procesin e shekullit dhe u katandis kokoshi në thelë”, deklaroi Tahiri në 19 shtator të vitit 2019./Rigels Seliman