osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rihetimi i “Gërdecit”, ja si vetingu largoi nga sistemi gjyqtarët që amnistuan të akuzuarit e tragjedisë! Priten dëshmi e prova të reja nga SPAK

Rihetimi i “Gërdecit”, ja si vetingu largoi nga sistemi gjyqtarët që amnistuan të akuzuarit e tragjedisë! Priten dëshmi e prova të reja nga SPAK

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për të kthyer për rihetim dosjen e shpërthimit të municioneve në Gërdec, mund të sjellë zhvillime të forta sa i takon kësaj tragjedie.

Përveç ish-ministrit të Mbrojtjes në atë kohë, rrezikohen dhe individë të tjerë që dihet se janë përfshirë në tragjedi e trafiqe armësh, por që i shpëtuan ndëshkimit. “21 Janari” dhe “Gërdeci”, janë dy tragjedi ende të pazbardhura.

Familjarët e viktimave janë të pakënaqur me vendimet e gjykatave, pasi edhe ata që u akuzuan, dolën të larë nga kjo valle. Por ajo që e përforcon faktin se Gërdeci nuk u hetua apo gjykua si duhet janë rezultatet e vetingut. Nëse shohim listën e emrave që janë shkarkuar, një pjesë e madhe janë gjyqtarë që kanë gjykuar këtë dosje. Një ndër emrat e fundit që u shkarkua ishte Fatmira Hajdari.

Kjo e fundit ka qenë pjesë e trupës gjyqësore të Gërdecit kur çështja ishte në Apelin e Tiranës. Gjyqtarët që bënë gjykimin në Shkallën e Parë nuk kanë hyrë ende në veting, ndërkohë që rezultate negative erdhën për ata që morën vendimin final duke groposur dosjen. Pas Apelit ajo shkoi në Gjykatën e Lartë, ku sërish nuk pati drejtësi. Shkëlzen Selimi, ishte pjesë e kolegjeve pranë Gjykatës së Lartë për gjykimin e dosjes së “21 Janarit” dhe “Gërdecit”, ku janë rrëzuar rekurset e prokurorisë.

Selimi u shkarkuar nga detyra nga KPK për kontakte të papërshtatshme me krimin. Gjyqtari tjetër Ardian Nuni nuk është më pjesë e sistemit. Admir Thanza, pjesë e kolegjit pranë Gjykatës së Lartë që gjykoi dosjen e Gërdecit, ku u hodh poshtë rekursi i prokurorisë u shkarkua nga KPK për fshehjen e një dënimi në Itali për vjedhje të një dyqani, për fshehje të pasurisë dhe kontaktet të papërshtatshme me krimin.

Ndërkohë edhe emrat që vendosën pushimin e dosjes për Mediun nuk janë më pjesë e sistemit. Besnik Imeraj sot është jashtë sistemit, pasi u dorëhoq para vetingut. Emër tjetër është Majlinda Andrea, e cila u dënua me burg për korrupsion. Ndërkohë emri tjetër është Evjeni Sinojmeri, për të cilën KLGJ ka nisur procedurat e shkarkimit. Pra shumica e atyre që patën në dorë rihetimin apo gjykimin drejt të Gërdecit sot janë jashtë sistemit.

Hetimi nga SPAK

Apeli e ktheu dosjen në prokurori dhe SPAK ka dy alternativa: Ose të dorëzojë dosjen që ka hartuar Prokuroria e Përgjithshme në atë kohë për Fatmir Mediun, me të njëjta fakte e prova ose të nisë një hetim të thelluar. Sinjalet janë se do të kemi një hetim të ri dhe nëse ndodh kjo, atëherë mund të kemi persona të tjerë që mund të bien në rrjetë. SPAK pritet të marrë në pyetje dëshmitarë të rinj ose të rimarrë në pyetje dëshmitarët e vjetër. Po ashtu priten prova dhe informacione të reja. Topi tani tashmë është në zonën e SPAK.

Ngjarja

Por çfarë ndodhi më 15 mars 2008 dhe kush janë ata që duhet të dalin para drejtësisë? Demontimi i armëve në Gërdec, nisi si një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, ndërkohë që u prangosën Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës.

Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona. Korrupsioni i Gërdecit dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Nga këta persona disa u dënuan me gjobë dhe disa vite minimale burgim. Dënimi më i rëndë, me 14 vite u dha për Ylli Pinarin, 10 vite burg. Ndërsa Mihal Delijorgji u dënua me 7 vite burg. Familjarët e viktimave i cilësuan të ulta dënimet. Ajo që ra në sy ishte fakti se u dënuan vetëm ushtarakët dhe mbetën të pafajshëm zyrtarët e qeverisë./Kliti Topalli