Pas vizitës që bëri sot kryeministri në Kosovë dhe mbështetjes që i dha Albin Kurtit për konfliktin me Serbinë, ka ardhur reagimi i fortë i gazetarit Milaim Zeka.
Nisur nga marrëdhëniet e tensionuara për ‘Open Balkan’ mes Ramës dhe Kurtit, Milaim Zeka shkruan se pavarësisht gjithçkaje kur ka nevojë kryeministri i Kosovës kërkon gjithmonë mbështetje tek Edi Rama.
“Sillu e pshtillu, prap te Edi Rama”, shkruan Milaim Zeka.
Këtë gjë e vuri në dukje gjatë fjalës së tij edhe vet Rama, i cili tha se vëllait të madh nuk ia dëgjon fjalën vëllai i vogël, por ky i fundit sa herë që ka probleme i drejtohet të madhit për ndihmë.