Analisti Mentor Kikia ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me përplasjet që po ndodhin në skenën politike shqiptare pas përjashtimit të Sali Berishës nga PD me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha.
Sipas Mentor Kikisë, SHBA tashmë duhet të mbrojë Lulzim Bashën nga Berisha i cili betohet se do ta shkatërrojë.
Mirëpo ai thekson se me rihapjen e dosjes së ‘Gërdecit’ duket se drejtësia po fillon të veprojë dhe hedh dyshimet se mbase kjo është dosja që ka në dorë SHBA për Sali Berishën.
Moderatorja Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother VIP’, zbulohet pozicioni i rëndësishëm që i është besuar
Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë, Milaim Zeka del me deklaratën e papritur: Sillu e pështillu prapë…
Kërkonte para në këmbim të legalizimeve, SPAK ‘fundos’ ish-kreun e Kadastrës së Beratit, ja sa vite burg ka kërkuar për të
Postimi i plotë:
Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim
Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për protagonistë sërish dy aktorë, Sali Berishën dhe përfaqësuesit e SHBA.
30 vjet më parë, ambasadori amerikan Rayerson ishte në tubimet elektorale dhe festive të PD-së, e cila vinte në pushtet për herë të parë.
30 vjet më pas, ambasadorja amerikane Kim, është në një aksion të hapur dhe agresiv, për ta larguar Sali Berishën nga skena politike.
Sali Berisha nuk doli në pension politik si bashkëkohësit e tij. Ai nuk iu “bind” mesazheve para fushatës elektorale që të mos kandidonte. Ai nuk e dorëzoi mandatin pasi u shpall “non grata” nga SHBA. Por, kur të gjithë menduan se ai vulosi fundin e tij me vendimin e Bashës për përjashtmin nga grupi parlamentar, Berisha, në mënyrë të paimagjinueshme, iu kthye sërish luftës politike, duke ngritur bazën e PD-së kundër kryetarit Basha.
Ndryshe nga shumë parashikime, Berisha tregoi se është ende udhëheqësi shpirtëror, një lloj “Ajatollahu” i demokratëve, dhe ai ka mjaftueshëm ndjekës sa ta ndajë PD-në nga Basha dhe mbështetësit e tij vendimmarrës.
Ambasadores Kim dhe atyre që firmosën “non grata”-ën në Uanshington dhe ushtruan presion për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD, u duhet ta mbrojnë tashmë Bashën nga Berisha. Ose ta fusin sërish “djallin” në shishe, pasi ata nuk e deshën deputet, e ai mund tu bëhet kryetar i opozitës.
Ndaj ambasadorja Kim iu kthye sërish “kohëve të lavdishmne”. Ajo tha se ishte në Uashington dhe i sjell urimet Bashës, dhe mezi presin të fetojnë ardhjen e PD-së në pushtet. “Ne ishim këtu kur PD erdhi për herë të parë në pushtet”- tha ajo.
Por, a do të mundet dot ambasadorja Kim të frymëzojë demokratët që të mos e ndjekin Berishën, me mbështetjen që i ofron Bashës për ardhjen në pushtet?
Kjo duket e vështirë, pasi Berisha nuk ndalet. Dhe ai është aktualisht në gjendje ta shkatërrojë Bashën.
Ne nuk dimë me saktësi përsenë e kësaj përplasjeje të madhe.
Por mund të themi se ai nuk është shpëtimtari i Kosovës, siç pretendon. Nëse do të kishte dashur SHBA të shkëmbeheshin ca fshatra në veri të Kosovës me Serbinë, këtë nuk do ta pengonte Berisha.
Po ashtu, mund të themi se rikthimi i tij nuk lidhet me dëshirën për të bërë demokraci në partinë që e drejtori për 3 dekada, dhe as për ti shërbyer Shqipërisë, pasi ka patur kohë boll për të dyja.
Padyshim Berisha nuk është general Noeriga që të justifikojë një sulm ushtarak për ta rrëmbyer meqë nuk ikën nga froni, por ai tashmë në Tiranë është një çështje për tu zgjidhur për diplomacinë amerikane. Rihapja e gjyqit për ngjarjen e Gërdecit, mund të jetë një sinjal se drejtësia mund të jetë një zgjidhje, në mos qoftë kjo arsyeja e gjithë përplasjes