Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës, u shpreh se vendet e rajonit duhet të bëjnë maksimumin për t’u zgjeruar në Ballkan dhe shtoi se “rruga e vetme për të dalë nga inercia e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqënie është Ballkani i Hapur, si pjesë komplementare me rrugën e integrimit të plotë në BE”.
Rama: Unë nuk do të isha marrë me politikë sikur të kisha lindur në Francë apo Gjermani, Amerikë, edhe në Shqipëri nuk do tëisha marrë sikur të mos kishte qenë historia ime e jetës që më ka përfshirë. Kam pasur flokë më shumë nga të gjithë ju këtu, sot unë me dash me i zgjat nuk kam çfarë zgjas.
Kur unë i jam futur politikës kam pasur vëthë në vesh, nuk kisha menduar se do të vishja ndonjëherë kostum. Kam pasur dhëmbë origjinale sepse këto që shihni ju tani nuk janë origjinale, janë të prodhuar nga dentist. Nuk e di nëse e keni dëgjuar atë shprehjen që jeat është ajo që ndodh ndërkohë që ne jemi duke bërë plane të tjera. Unë i rashë gjatë hrje për të thënë se e besoj 100% që rruga e vetme për të dalë nga inercia e pafundme e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqënie është Ballkani i Hapur për ne.