osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Davide Pecorelli flet sërish: Bleva gaz për të vrarë veten, ja pse sajova vrasjen e time në Pukë

Davide Pecorelli flet sërish: Bleva gaz për të vrarë veten, ja pse sajova vrasjen e time në Pukë

Davide Pecoreli italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh ka thyer heshtjen serish duke rrëfyer ‘aventurat’ e tij në Shqipëri.

Ai ka treguar se kur ka ardhur në Shqipëri në një moment ka menduar të vrasë veten me gaz në makinën e tij, por biseda me një prift katolik e ndihmoi të dilte nga situata e vështirë psikologjike.

Në një intervistë për Top Channel, thotë se inskenimin e vdekjes e ka bërë vetëm për shkak se ishte në situatë të vështirë ekonomike pas falimentimit.

Prifti kur kishte marrë vesh se donte t’i jepte fund vdekjes, i kishte propozuar të sajonte vdekjen e tij dhe e kishte ndihmuar të gjente eshtrat për t’i djegur në makinë. Ndërkohë ai tregoi edhe si mësoi t’i jepte një gomoneje për 3 muaj në Vlorë.

Intervista:

Gazetari: Kur ke arritur në Shqipëri për herë të parë?

Davide: Për herë të parë në Shqipëri kam qenë në 2019 ku ka kaluar pushime në Vlorë së bashku me bashkëjetuesen time që është vlonjate, ajo jeton në Itali prej shume vitesh.

Gazetari: Po udhëtimi juaj i fundit në Shqipëri?

Davide: Unë jam nisur më tre janar 2021 nga aeroporti i Anconas dhe kam zbritur në Rinas, kam kaluar natën e parë në shtëpi në Vlorë ku duhet të tërhiqja disa produkte parukerie, kam punuar nga gushti për të hyrë në tregun e makinerive estetike dhe produkteve te parukerisë. Kam themeluar një shoqëri, pra kam hapur një nipt në muajin Gusht.

Unë vij nga 25 vite që bej biznes, por vitet e fundit kam dy vite që po vuaj në nivel ekonomik, pas kovid, u gjenda ne një situate në të cilën pushova 40 punonjës dhe kam më shumë se 1 milion euro borxhe, u përpoqa të hap një treg në Shqipëri, ku kisha ca tratativa për një lazer të rëndësishëm, që kushton 100,000 euro, unë do e shisja tek një zotëri që ka qendër estetike por me kovid është ai po e shtynte situatën, dhe pastaj doja të hyja në tregun e ngjyrave të flokëve. Tirana është një treg i madh dhe në lulëzim, Vlora më pak dhe doja të vleresoja edhe pjesën e veriut, Shkodrën, Kukësin, për të vlerësuar të gjithë Shqipërinë.

Çfarë ndodhi në Pukë?

Davide: Mora makinën me qira dhe në datë 4 u nisa për në Pukë, kisha prenotuar, sepse ishte një qytet ndërmjet Shkodrës dhe Kukësit, ishte e rehatshme sepse merrja autostradën. Që kur mbërritur në Shqipëri në date 3 unë kam qenë tashmë në një gjendje shumë të vështirë, por doja të tentoja t’ia dilja, sepse nuk kisha më leke as për të ngrënë. Isha në depresion psikologjik.

Unë kisha vendosur të vrisja veten dhe kisha blerë një tub gazi për ta bërë në makinë. Më 5 Janar përpara se të bëja këtë kërkova një prift për tu rrëfyer. Unë jam katolik, e dija që veriu është katolik, unë kam thënë edhe prokurorëve të Periugias që nuk do t’i them kurrë emrat. Kur i thashë Priftit që do të vrisja veten, mbeti i habitur dhe pasi folëm një orë ai më tha, unë kam një mundësi për ty. E di që kërkon të zhdukesh, kam mundësinë të gjej disa kocka, në një gjendje të zakonshme, nuk e prekur varrin e askujt sipas meje, ai ka gjetur në një liqen.

Ai më tha nëse do ndihmë nga unë do shihemi ditën më pas, pra më 6 janar.

U takuam, në një vend, më saktë një rrugë në të cilën nuk ka telekamera.
Lamë takim në një parkim hoteli në Shkodër, u nisëm së bashku me dy makina, me priftin, ai me makinën e vet dhe unë me timen. Arritëm në vendin ku do të ndodhte aksidenti sepse duhet të ishte aksident, pasi makina duhet të binte në greminë, por nuk arritëm sepse ngeci në buzën e rrugës, ja pse u duk si vrasje.

Sepse duhet të ishte aksident dhe duhet të dukej aksident.

Dy trupa ose më saktë kockat e dy trupave ku i gjete?

Davide: I solli prifti në një qeskë, nuk e di ku i ka gjetur ai, më tha që i ka marrë në një vend të përbashkët jo nga një varr.

Ai më solli dy litra benzinë, dhe këtë qesen që e kthyem në vendin e shoferit, lashë telefonin tim dhe orën time të dorës për mua me shumë vlera. Unë ia vura zjarrin makinës, ishte një Skoda e vjetër që mori menjëherë zjarr, e shtymë poshtë, makina nuk lëvizi poshtë mbeti e ngecur.
Në atë pikë ika me makinë me priftin dhe meqë kishte orë policore kemi fjetur aty, në mëngjes kam kaluar kufirin me një fugon nga veriu drejt Malit të Zi dhe pastaj Bosnjën. Dhe kam qenë në një komunitet i ndihmuar gjithmonë nga miq, në një vend ku e njihnin këtë njeri.

Kam qëndruar aty deri më datën 7 maj, që ka qenë edhe dita e kthimit tim, në Vlorë. Unë se di si e kam kaluar, po nuk na kanë kontrolluar, ndoshta ky njeri njihte policët por nuk ma kanë kontrolluar as në dalje as në hyrje. Apartamentin në Vlorë ma gjeti rrjeti i priftit, motivi për të cilin unë kam qenë 4 muaj brenda këtij komuniteti dhe një që do të vritet nuk është mirë me trurin.

Më kanë dhënë gjithsej, gjithmonë ky njeri më ka dhënë lekë unë nuk erdha në Vlorë për pushime erdha për një motiv preciz, ky fakt dhe projekti mbi Montekriston mu propozuar nga shefi i komunitetit, siç i kam thënë edhe prokurorit në Itali. Unë u ktheva në Vlorë dhe unë nuk di ti jap gomones, dhe nëse doja të shkoja në Montekristo duhet të kisha idenë e ngjarjes e gomones dhe në fakt në Vlorë çdo pasdite për tre muaj kam mësuar t’i jap gomones në çdo lloj kushti kohor dhe në çdo kohë në det, kam mësuar, me një zotëri prej aty, 40 kuaj fuqi, ai nuk di asgjë por e kam paguar dhe më ka lejuar ta mësoj.