osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha “sulmon” Ramën nëpërmjet INSTAT! A po i bashkohet “luftës” së opozitës drejtoresha Elsa Dhuli?

Basha “sulmon” Ramën nëpërmjet INSTAT! A po i bashkohet “luftës” së opozitës drejtoresha Elsa Dhuli?

Për ata që ndoqën Bashën pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar, e dëgjuan fare mirë liderin e opozitës, i cili iu referua studimit të INSTAT, për sa i përket varfërisë që ka kapluar vendin.

Ajo çfarë ishte më e trishtë, ishin treguesit e varfërisë të familjeve shqiptare, ku sipas raportit të Institutit të Statistikave, 97% e këtyre familjeve nuk mund të plotësojnë standartin fëmijëve të tyre për ushqim, të kenë të paktën një veshje të re, të udhëtojnë jashtë vendit, të ndjekin eskursione, apo të kenë dy palë këpucë.

Praktikisht fëmijët shqiptarë të moshave nën 16 vjeç, janë 99.9% të kequshqyer dhe të “zbathur”, që të sjellin ndërmend pazazhe të “Poemës së Mjerimit” të Migjenit. E trishtë e frikshme varfëria që ka kapluar vendin sipas treguesve të INSTAT, të drejtuar nga Elsa Dhuli.

“Vetëm sot INSTAT ka publikuar të dhëna që prek ç do shqiptarë, kjo është varfëria ekstreme që vjen nga rritja galoponte e çmimeve. Ne nuk mund të rrimë para kësaj situate në rrafshin e denoncimit. Për të sjell në lehtësim për qytetarët shqiptar grupi i PD do të propozojë uljen e TVSH-së për mallrat e shportën ushqimore nga 20% në 5%.

Ky nuk është thjesht një propozim politik, por është në hap i domosdoshëm për të ndihmuar qytetarët që janë në varfëri ekstreme. Qytetarët duhet të kuptojnë se me forcën që na kanë dhënë do të kërkojmë uljen e TVSH-së. Duhet ulur TVSH-së si një hap i parë dhe i menjëhershëm.”, u shpreh kreu PD-së.

Basha i referohet raportit të ekspertëve të INSTAT Majlinda Nesturi dhe Blerta Muja, të cilat nga studimi i tyre, që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të INSTAT, gjetën se mbi 97% e familjeve shqiptare nuk mund të plotësonin normat në veshje dhe ushqim standard për fëmijët deri në 16 vjeç.

Ekspertët i morën rezultatet e privimit material për fëmijët në pyetjet në nivel familje dhe u morën përgjigje nga të anketuarit e familjeve për të gjithë fëmijët anëtarë të asaj familje, nën 16 vjeç për të paktën 13 zëra.

Gati 99,9% e familjeve pohuan se nuk plotësojnë pothuajse të gjitha nevojat e fëmijëve me rroba të reja. 99.9% e familjeve pohuan se fëmijët e tyre kanë nevoja të paplotësuar për së paku dy palë këpucë ose sandale të përshtatshme. 99.1% e familjeve pohuan se e kanë të pamundur që të ushqejnë më mish së paku një herë në ditë fëmijët e tyre. 99% e familjeve më fëmijë kanë pohuar se nuk plotësojnë nevojat. (Shih grafikun në foto)

Ky është studimi i dytë nga INSTAT, i cili tregon nivelin e varfërisë që ka prekur vendin. Në një studim tjetër, INSTAT shprehet se Shqipëria po varfërohet mendërisht në atë që quan “Ikja e trurit”, e cila sjell pasoja katastrofike dhe të parekuperushme për ekonominë e vendit tonë. Pra emigrimi i shqiptarëve, sidomos asaj pjese që po e cilësojmë si “truri” i këtij vendi, nuk na qenka ZGJEDHJE, sikurse e cilëson kryeministri në çdo dalje televizive, por DETYRIM nga ana e tyre, duke qenë se ky vend nuk u premton asgjë.

Sipas Elsa Dhulit, Drejtoreshës së Përgjithshme të INSTAT, e cila është dhe drejtoresha e botimit të 5-të të “Revista e “Statistikave dhe Analizave Social-Ekonomike”, e thekson fort në studimin se: “…vendi në zhvillim (vendi dërgues) humbet fuqi punëtore dhe kapital njerëzor shumë të aftë dhe në mënyrë të pashmangshme bëhet i varfër.”

“Rezultatet përfundimtare pritet të vlerësojnë faktin që ikja e trurit sjell një rënie ekonomike duke ulur edhe më shumë mirëqenien e kombeve më të varfra. Ky fenomen shkakton probleme komplekse shoqërore që e lënë vendin të pazhvilluar nga ana intelektuale dhe teknologjike, si dhe thellon edhe më shumë hendekun midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.”, thuhet në studim.

Një ndër konkluzionet e arritura në këtë artikull është që numri i studentëve shqiptar që studiojnë jashtë krahasuar më shtetet e tjera të rajonit është më i larti. Ky fakt derivon në faktin tjetër që fenomeni i “ikjes së trurit” në krahasim më vendet e tjera të rajonit është më i evidentueshëm në Shqipëri dhe kjo situatë kërkon politika të menjëhershme, shumë vizionare që studentët shqiptar të mirë-arsimuar të rikthehen dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë./Ekskluzive.al