Gjatë vizitës së kryeministrit të vendit, Edi Rama, në Prishtinë ka nderuar edhe akademikun Rexhep Qosjen me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.
Rama: Fort i dashur profesor, i dashur Albin, kjo ditë më bën të ndihem krenar dhe i ndrojtur. është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh,. Të nderosh një njeri rtë admirueshëm është të marrësh në këmbim falas uratën e tij, kjo nuk ka si të më krenojë, duke qënë se jam kryeministri më i mirë mes artistëve.
Përgjatë harkut të një jete, me qasje më kulmore, vetëdija e Qoses ëshë një tipar dallues, zotni burrë. Profeso Qosja qëndron në kohë si shembull i gjurmimit, në një kohë kur zhurmat dhe pluhrat e kanë dominuar prej kohësh mjedisin e përbashkët publik.
Ky simbol është i nderit të jashtëzakonshëm që kam nderin t’ia dorëzoj sot në përvjetorin e 85-të të jetës së tij. Sot është dita të tregoj diçka shumë personale. Nga koha kur isha në opozitë, sot nuk më kritikon që kam ardhur me duar në xhepa.
Gjatë inaugurimit të një shkolle në Tiranë kamerat me zunë me duar në xhepa. Dhe ju bëtë një analizë e cilësuat “Opozitë me duar në xhepa”. Unë u sfidoj të gjithëve të gjej që nga ajo kohë një foto që të jem me duar në xhepa gjatë një vizite pune.
Menjëherë më kujtohet Rexhep Qosja dhe tak i heq duart nga xhepat. Që kur më dhembi atëherë kurrë më duar në xhepa. Ky është një shembull i vogël për ndikimin e kritikës së Rexhep Qoses sepse gërmat i rendit. Ndërkohë më kujtohen disa qortime jo më të vogla që do doja t’i merrja personalisht. Kur thotë “fol shkurt”. Unë e kam të vështirë të flas shkurt dhe jo më sot kur jam para jush. E vërteta pa lajka është se Rexhep Qosja është një shpirt i madh.