osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha i vendosur kundër Berishës, ua bën të qartë deputetëve se ka mbështetjen e krerëve të DASH në betejën ndaj ish-kryeministrit

Basha i vendosur kundër Berishës, ua bën të qartë deputetëve se ka mbështetjen e krerëve të DASH në betejën ndaj ish-kryeministrit

Pavarësisht kërcënimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presioneve në rritje, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket i vendosur për të mos bërë hapa pas sa i takon përjashtimit të ish-liderit historik të PD-së nga grupi parlamentar demokrat.

Pasi Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, ish-kryeministri Berisha ka nisur një fushatë në bazë, të cilën e ka quajtur “Foltore”, me shpresën për të bindur demokratët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Lulzim Basha e kanë gabim dhe ai është përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike dhe shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit padrejtësisht.

Këtë të shtunë Berisha ishte në qytetin e Vlorës, ndërkohë që disa orë para kryedemokrati Basha mblodhi në selinë blu grupin parlamentar demokrat.

Basha kundër Berishës, ua bën të qartë deputetëve

Gazeta ka mësuar se në takimin me deputetët, zoti Basha është shfaqur i vendosur kundër Berishës, ndërsa ua ka bërë të qartë deputetëve se ka mbështetjen e krerëve të DASH në betejën ndaj ish-kryeministrit. Sipas informacioneve, debati për çështjen “Berisha” ka nisur nga deputeti i PD, Flamur Noka, i cili i ka kërkuar Bashës të zbresë dhe të sqarojë bazën për vendimin e përjashtimit të doktor Berishës.

Por Basha ka qenë i prerë dhe mësohet se është shprehur para deputetëve se ai nuk do të lejojë të cenohen raportet e Partisë Demokratike me amerikanët. Madje, duke qenë se një ditë më para ai ka pasur një takim në selinë blu me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, mësohet se shefi i PD ka theksuar se për këtë çështje ai ka mbështetjen e krerëve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tërësi.

“Sa i takon çështjes “Berisha” s’ka kthim pas dhe për këtë kemi mbështetjen e SHBA! Kështu që dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Basha iu kërkon deputetëve të zbresin në bazë

Por çështja “Berisha” ka qenë vetëm një episod, pasi më pas mbledhja e grupit parlamentar demokrat ka vijuar me çështje të tjera. Gazeta ka mësuar se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga deputetët e PD që të zbresin në zonat e tyre elektorale dhe të denoncojnë rritjen e çmimeve që janë të papërballueshme për qytetarët.

Po ashtu, mësohet se kryedemokrati Basha ka kërkuar nga deputetët që të marrin informacion për hetimet që kanë bërë prokuroritë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe sipas tij, është e udhës që të bëhet gjithçka për të ndarë politikën nga krimi, si dhe të nisë sa më parë puna për Reformën e re Territoriale. “Bëhuni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve”, mësohet të jetë shprehur Basha./SOT