Policia e Tiranës ka njoftuar sot mbi shkaqet e shoqërimit në mjediset e Komisariatit n. 1 të disa qytetarëve që organizuan protestën e radhës kundër vaksinimit të detyruar. Mes të ndaluarve nga policia ishin edhe avokati Altin Goxhaj dhe Kreshnik Osmani, kreu i partisë Atdheu.
“Paturpësisht po vjell vrer e mllef”, Romeo Kara tregon çfarë po kërkon të bëjë Sali Berisha dhe plas deklaratën e fortë: Ai kishte parashikuar…
Triumfimi i Florian Markut, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Urime kampion!
Ju duhen vetëm dy banane dhe dy lugë mjaltë, kura që iu shpëton nga kolla dhe dhimbjet e fytit
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit:
A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç.
Sipas policisë shtetasit e sipërpërmendur në një protestë të paligjshme të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.