Aktivistja Evi Kokalari ka qenë sot e pranishme në “Foltoren” e tretë të ish-liderit të PD-së Sali Berisha, duke shprehur mbështetjen e thellë për të.
Gjatë fjalës së saj, Kokalari deklaroi se kryedemokratit Lulzim Basha nuk i ka mbetur më asgjë pos vulës, pasi baza e partisë është me Berishën.
“Jam habitur se si Lulzim Basha kishte fuqinë të vendoste si kandidate për deputete Grida Dumën dhe ndonjë tjetër, se veç ata e mbrojnë. Bashës aktualisht i ka ngelur vetëm vula dhe logoja e PD,” është shprehur aktivistja.
Por, në media ka qarkulluar një foto ku shfaqej ambasadorja amerikane Yuri Kim në shoqërinë e Evi Kokalarit. Kokalari gjatë një interviste u shpreh se ajo dhe Yuri Kim, njihen prej vitesh në Amerikë, para se ajo të bëhej ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri.
“Së pari, jam e surprizuar sa shpejt i marrin gazetarët informacionet. Së dyti, Yuri Kim është mikja ime e ngushtë, e njoh në SHBA para se të bëhej ambasadore. Kemi folur për zhvillimet në PD dhe për çështjet politike në SHBA,” është shprehur Kokalari.