Një tren që po udhëtonte nga Çikago drejt Seattle, ka dalë nga shinat pranë Joplin në Montana rreth orës 4 pasdite (me orën lokale). Tre pasagjerë kanë vdekur dhe mbi 50 persona janë plagosur, ndërkaq pesë spitale janë në gatishmëri për të pritur të lënduarit.
Në bordin e trenit ndodheshin 147 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit. Disa pasagjerë thanë, se ka persona të cilët kanë mbetur të bllokuar brenda vagonëve.
Amanda Frickel, koordinatore e fatkeqësive dhe shërbimeve emergjente për Hill County, Montana tha për New York Times se mbi 50 persona janë plagosur.
Ajo shtoi se gjashtë qarqe dërguan shpëtimtarë dhe pesë spitale janë në gatishmëri për të pranuar pacientë. Disa helikopterë janë gjithashtu në gatishmëri.