Oleksandr Usyk ka vazhduar me shkëlqimin në arenën e boksit. Ndeshja e tij ndaj Anthony Joshua ishte eventi kryesor në stadiumin e Totenhemit gjatë mbrëmjes së sotme.
Ukrainasi ia doli me sukses edhe ndaj Joshua për të vazhduar me rekordin pozitiv ku nuk njeh asnjë humbje. Usyk është kampioni më i ri botëror i peshave të rënda pasi ka fituar me pikë ndaj Joshua. Sigurisht, mbërritja deri në vendimin e gjyqtarëve ishte maksimumi për Anthony që ia hodhi paq pa pësuar Knock-Out nê ring dhe që mezi po mbahej në këmbë me mbarimin e ndeshjes.
Por kush është Oleksandr Usyk? Deri në moshën 15 vjeç, Usyk luajti futboll në akademitë e Tavriya, ekipi lokal i qytetit. Sidoqoftë, kostoja për prindërit e tij ishte e papërballueshme në futboll dhe kështu në vitin 2002 ai veshi doreza boksi për herë të parë.
Për shkak se ai vinte nga një familje e varfër, Usyk bëri shumë punë për të kontribuar në të ardhurat e familjes. Ai punoi në një fermë, duke mbledhur dhe shitur kajsi, si dhe akullore në tregje.