osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Nikoll Lesi: Prokurorët po i sillen rrotull Berishës. Por jo vetëm atij!

Nikoll Lesi: Prokurorët po i sillen rrotull Berishës. Por jo vetëm atij!

Nikoll Lesi shkruan se shumë shpejt Sali Berisha mund të përfundojë i pandehur.

“Ish-kryeministri Berisha ka lajmëruar se nesër do jetë në Vlorë. Ai vazhdon turin e tij nëpër rrethe kundër Lulzim Bashës, por edhe në Tiranë prokurorët dhe gjykatat po punojnë dosjet e kohës së Berishës si kryeministër.

Sa më shumë rrit numrin e mbështetësve ish-kryeministri në bazën demokrate, aq me shumë nxitojnë në Tiranë disa organe drejtësie.

Koincidencë e çuditshme, por sot vendimi i gjykatës së posaçme të apelit që revokoi vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të para 12 viteve, tregon se do kemi zhvillime të forta, me arrestime VIP.

Ja njoftimi që doli sot nga gjykata e posaçme, ku ndër të tjera thekson se “Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO.

Hetimi penal ndaj Fatmir Mediut si ish-ministër Mbrojtje për dosjen e Gërdecit do hapë udhë e shtigje të tjera drejt ish-kryeministrit Berisha, e me sa duket duan të dalin te familja e tij.

Dënimi i ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla para tre ditësh e ka rritur tensionin te VIP-at e politikës nga arrestimet e mundshme.

Sipas burimeve të besueshme, po SPAK-u po heton dy personalitete të larta të politikës, por asnjëri nuk është nga radhët e PS.

Fakti që janë turrur drejt opozitës dhe disa emrave që nuk janë në qeveri, nuk të krijon shije të mirë. Por gjithsesi drejtësia ka filluar.

Ndërkohë me hapjen e hetimit penal ndaj ish-ministrit mbrojtjes Fatmir Mediu, tabela e policit rrugor tregon udhën për te ish-kryeministri”, shkruan Lesi.