Vladimir Putin do të shfaqë armatën e tij luftarake robotike – që përfshin një tank dhe një avion gjuajtës të pakapshëm nga radarët – në një paradë madhështore ushtarake në Sheshin e Kuq.
Në paradën e përvitshme të Ditës së Fitores Putini do të konfirmojë armatën e tij të re të makinerive robotike, përfshi edhe avionin luftarak Su-57, i cili sapo është kolauduar në zonat e luftimeve në Siri.
Në paradën e përvitshme që do të zhvillohet të mërkurën përkujtohet fitorja e aleatëve ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Tanku pa pilot Uran-9, që është në gjendje t’i shkatërrojë tanket e NATO-s, do të shfaqet gjithashtu gjatë paradës.
Makineria 12 tonëshe mund të godasë objektiva që nga një distancë prej 4.8 kilometrash ditën dhe prej 3 kilometrash natën.
Ai është pajisur me një top automatik, me një mitraloz, flakë-hedhëse dhe me një hedhës raketash anti-tank dhe është konceptuar për zbulim, mbulim zjarri dhe sulm ndaj tankeve të tjera.
Tanku Uran-9 është në gjendje të shkatërrojë tanket e NATO-s
Mjeti për pastrimin e minave Uran-6 mine dhe dronët me rreze të shkurtër Korsar do të parakalojnë gjithashtu gjatë celebrimit të madh.
Avionët luftarakë Su30SM dhe MiG-29SMT do t’i bashkohen Su-57-s në fluturimin mbi Moskë për herë të parë.
Droni me rreze të shkurtër Korsar
Avioni Su-57 me sedilie teke është programuar për detyra sulmuese dhe është i pajisur me një sistem “revolucionar” që është në gjendje të bëjë llogari autonome të dinamikave luftarake në fushë-betejë, për të ndihmuar pilotin.
Pasi të jetë në shërbim të plotë ai do të jete në gjendje të godasë një shënjestër me disa armë, përfshi edhe raketat e posaçme anti-radarë.
Avioni Sukoi 57 do të fkuturojë për herë të parë në paradë
hfaqja e robotëve luftarakë vjen pas zotimit të kohëve të fundit të ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për ta modernizuar shpejt automatizimin e ushtrisë së Kremlinit, që është në rritje.
Disa vite më parë ushtria ruse kishte 160 mjete fluturuese pa pilot, ndërkohë që tani ka 1.800, sipas ministrit.
Ai tha: “Kemi nisur të krijojmë robotë luftarakë. Gjendja e tyre dhe testimet e ushtrisë ndodhen pranë plotësimit. Dhe unë shpresoj se ne do të nisim prodhimin e tyre në seri brenda këtij viti”.
Mjeti Berkut. mund të ecë me mbi 40 km/h në borë