Disa javë më parë ekskluzive.al publikoi një artikull, se si shefat e INSTAT me në krye Drejtoreshën e Përgjithshme Elsa Dhuli, organizuan një darkë pune me tenderim, ndërkohë që kanë në dispozicion të gjithë ditën, për të cilën paguhen me rroga të majme, tu tregojnë shqiptarëve të skamur se si ekoniomia u rrit brenda parashikimeve të qeverisë.
Nëse këto darka pune, të cilat organizohen me paratë e shqiptarëve nuk kanë asnjë farë “bereqeti”, do ishte e udhës që drejtoresha të menaxhonte më mirë paratë e taksapaguesve, në kohë pandemi dhe post tërmeti, që i tronditën disi themelet e ekonomisë së brishtë të vendit.
Një sygjerim që do kishim për drejtoreshën Dhuli, më mirë se sa banketet, do ishte shpenzimi i parave për një kurs intensiv të gjuhës angleze, për të gjitha stafin që e flasin këtë gjuhë të huaj “çalë çalë”, ose thënë më shkoqur, të pakuptueshme.
Jo se shqiptarët janë dakort edhe me këtë ide, por të paktën lekët do ishin më mirë të shpenzoheshin për dije dhe jo për tëë mbushur zorrën e pangopur të disa nëpunësve të shtetit. Për këtë “grykësi” nga ana e drejtoreshës së INSTAT Elsa Dhuli, do shprehemi në një moment tjetër, për sot shijoni videon e përgatitur nga ekskluzive.al.