Një tërmet i magnitudës 3.9 ballë i shkallës rihter ka shkundur kryeqytetin. Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 24 km larg në verilindje të kryeqitetit.
Mësohet se thellësia e lëkundjeve ka qenë 1 kilometër dhe ndaj lëkundja e tij është ndjerë e fortë por ka zgjatur shumë pak sekonda.
Tërmeti rikthen edhe njëherë frikën e lëkundjeve të tmershme të Nëntorit 2019, i cili shkaktoi jo pak viktima.