Ishte ndjerë pa qejf që në 15 shtator David Sassoli, gjatë fjalimit të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku zëdhënësit kishin shpjeguar se arsyeja ishte temperatura e lartë, që i pamundësonte praninë në Sesionin Plenar të Parlamentit Europian në Strasburg.
Por sot vjen lajmi që presidenti i PE-së është shtruar në Spitalin Civil të Strasburgut për një pneumoni, që sipas mjekëve nuk ka lidhje me pandeminë COVID-19.
Sipas zyrës së tij, Sassoli ka bërë disa teste për COVID-19, por që kanë qenë të gjithë negativë, ndërkohë që politikani europian kishte kryer të dy dozat e vaksinave Pfizer.
Në profilet sociale të 65-vjeçarit kanë mbërritur ndërkohë qindra mesazhe mbështetje. Nga të parët, presidenti i Këshillit Europian, Jean Michel.