Nga Anri Bala
Teorikisht në vendin tonë, ashtu sikurse u proklamua me bujë të madhe dhe u përshëndet kudo në botë, se 73% e drejtuesve të qeverisë janë femra, qeveria e Rama 3 po kërkon të rrëmbejë edhe një medalje tjetër, atë të “Mbretërisë së drejtuar nga ekselenca”. E kjo nuk është punë e lehtë, atij i duhet t’i mbush mendjen kujtdo që ka shkëlqyer me dije, të kthehen e të përfshihen në “punët e mëdha të mandatit të tretë”.
Të them të drejtën, unë nuk njoh askënd deri më sot, që ka shkëlqyer në profesionin e tij, ta braktis atë për t’i u futur me “kokë” punës në administratë, të pranoj një ftesë për drejtor, ministër apo qoftë edhe kryeministër… të paktën deri në një moshë të caktuar, kur ai ndjehet i plotësuar profesionalisht dhe i hynë pasioneve të tjera në prag pensioni.
Fjala vjen: Si mund ta bind Rama një gazetar, mjek, arkitekt, arkeolog, jurist, artist, brenda ose jashtë vendit… që shkëlqen në profesionin e tij dhe fiton 4 herë më shumë se një punonjës administrate, 2 herë më shumë se një drejtor, ca më shumë se një ministër dhe po aq sa kryeministri… të braktis profesionin për të kontribuar tek “Rama 3”?! Nëse kjo kërkesë e kryeministrit nuk i’u bënë për të qeshur, së paku do i’u bëj të qani…pa lot!
Njerëzit e suksesshëm në profesionin e tyre, nuk mund të braktisin kurrësesi investimin e tyre për disa rroga qesharake administrate, kur e dinë fare mirë, se sistemi i meritokracisë në Shqipëri, nuk është as i shëndoshë dhe as i ngritur mbi bazë vlerash. E nëse shkollimi jashtë vendit paska kaq shumë rëndësi, bazuar në logjikën e kryeministrit, s’ka faj Lulzim Basha që po i kërkon një piktori të shkolluar në një institucion arsimor të sistemit komunist, t’i hap rrugën dhe t’i liroi karrigen e kryeministrit si ekselent holande… që nuk e ka përfunduar kurrë!
Gjithë kjo, në fakt nuk është shaka, por një poshtërsi që u bëhet gjithë të arsimuarve në vend, që shkëlqejnë në profesionet e tyre, por nuk kanë patur mundësinë financiare të ndiqnin shkolla të njohura nëpër botë. Ndërsa këta ekselentët e sistemit të kleptokracisë, injorancën e genit mundohen ta zbehen duke i dhënë “dije” krriçave të tyre, duke paguar miliona e miliarda jashtë vendit, të fituar nga punët e pista… për t’i specializuar.
Ndërsa për ata talent, që nuk kanë shkëlqyer ende në profesionin e tyre, e që për fat të keq jetojnë në këtë sistem të shkërdhyer vlerash, duke luftuar çdo ditë për tu pozicionuar diku, duhet të bëjnë pak durim e të mos fyhen nga një kryeministër që rrëmbehet nga emocionet dhe i përçmon, që në vend të ul kokën si fajtori kryesor i një sistemi antivlerash… hiqet si Kryeministër Ekselent i një shteti tjetër.
Në fakt të turpëruar duhet të ndihen ata e jo ne, që jemi shkolluar në Shqipëri, sepse nuk kemi mashtruar dhe nuk kemi jetuar kurrë ëndrrën e njeriut të madh… të lindur gomar dhe të graduar me emrin ekselent të “shkencëtarit” me rrogën e babait apo të kollovarit! /Ekskluzive.al