Pas zërave se LSI është në krizë dhe se disa deputetë të kësaj partie janë gati për të braktisur ‘anijen’ e korrupsionin për tu bashkuar me Ramën, janë hehdur poshtë nga Petrit Vasili.
Monika, ka nxjerrë në media të vetmin njëri që i bindet urdhrave të saj pa e diskutuar dy herë fjalën.
Vasili ka dalë dhe ka shpjeguar se deputetët e tyre nuk duna të largohen nga LSI, por kanë probleme familjare.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se tre deputetët e LSI-së Vangjel Tavo, Lefter Koka dhe Robert Bitri nuk kanë shprehur asnjë mosbindje ndaj vendimeve të partisë, por qëndrimi i tyre në Parlament edhe pas bojkotimit të seancës plenare nga opozita ka qenë plotësisht për arsye personale dhe për shkak të detyrës së tyre si përfaqësues të popullit.
“Vazhdojmë me një gjë serioze. Z.Tavo po jua them shqip, ka pasur një problem familjar dhe ishte koha për të respektuar 6 mujorin për respektin e mandatit, z. Koka qëndruan bashkë vetëm për të mos qëndruar vetëm në sallë. Po e njëjta gjë z. Bitri ka dalë është sqaruar vetë me ju”, ka thënë Vasili.