osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Maqedonia e Veriut, e katërta në botë për numrin e viktimave nga Covid për milion banorë

Maqedonia e Veriut, e katërta në botë për numrin e viktimave nga Covid për milion banorë

Numër dyfish më i ulët i të prekurve nga Covid-19 ndërsa numër i lartë i rastesh fatale janë regjistruar në valën e katërt të pandemisë në Maqedoninë e Veriut. Të shtunën ministria e Shëndetësisë njoftoi për 41 të vdekur si pasojë e virusit dhe 539 të infektuar. Por, kjo nuk është shifra më e lartë e viktimave që janë evidentuar brenda 24 orëve.

Para vetëm katër muajve gjatë valës së tretë, për vetëm disa ditë në prill u regjistrua numër i lart i rasteve të vdekjes, por edhe numri i të prekurve ishte dyfish më i lartë se sa numri i të infektuarve tani.

Më 2 prill ishin regjistruar 1320 të infektuar dhe 50 të vdekur, ndërsa 7 prill 1300 raste dhe 51 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë sqaron se, në fakt, dje në spitalet Covid u regjistruan 24 vdekje, ndërsa 17 personat e tjerë kishin vdekur gjatë ditëve të kaluara, por përmes mjekëve amë të dhënat arrijnë më ngadalë në ISHP.

“Dje, Instituti i Shëndetit Publik publikoi 41 pacientë të vdekur, nga të cilët 24 pacientë vdiqën në 24 orët e fundit, 17 pacientët e tjerë të vdekur, kanë vdekur gjatë disa ditëve te fundit në spitalet private dhe në kushte shtëpiake. Për ta, të dhënat shkojnë ekskluzivisht përmes mjekëve amë dhe ISHP i publikon ato menjëherë.”

Të shtunën si pasojë e Covid-19 humbi jetën një vajzë 18-vjeçare që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme.

Ministria thotë se vajza në Klinikën Infektive është sjellë në gjendje të rëndë me takikardi. Sipas statistikave botërore, RMV është në vendin e katërt për sa i përket vdekshmërisë nga Covid-19 për milion banorë, mbi 73 persona, përfshirë 17 shtatorin.