Një emigrant shqiptar në Patra të Greqisë ka gjetur vdekjen në mëyrë tragjike paraditen e kësaj të hëne, pasi është aksidentuar në punë.
Siç shkruajnë mediat lokale të Patrës, 30 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, pas aksidentimit që ka marrë.
Ai është transportuar menjëherë në spital, por mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë, pasi kishte marrë dëmtime shumë të mëdha në pjesën e barkut.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një fermë në Sagaika Akaisë, ku mësohet se është goditur nga një frezë.