Duket se shahu politik ka filluar sërish të lëvizë gurët. Brenda selisë së demorkatëve, nuk ka qëtësi mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Ky i fundit, ka vënë të gjithë partinë e PD-së në dispozicion për të shpëtuar nga burgu Ilir Metën dhe për të rritur rolin e Monika Kryemadhit.
Kjo nuk është pranuar nga Basha, i cili i ka shpallur luftë babait të tij politik. Basha nuk pranon që të bëhet kurban për të shpëtuar Ilirin dhe Monikën.
Duket se Rama i është përgjigjur pozitivisht shkeljes së syrit të Bashës për të bashkëpunuar kundër armikut të përbashkët.
Sot, Rama, i intervistuar nga ndërkombëtarët nuk ka pranuar që të shajë dhe të flasë keq kundër Lulzim Bashës.
I pyetur për ndikimin dhe lobimin rus në PD, Rama ka thënë se nuk do të shajë Bashën tek të huajt. Duket se Rama po i ruan shpatullat Bashës, i cili para dy javësh ishte në Berlin dhe loboi kundër Ramës dhe kundër raportit të hapjen e negociatave.
Marrëdhënja është reciproke. Rama forcon pushtetin dhe Basha forcon partinë dhe rolin e tij.
Duket se Rama-Basha po rikthejnë edhe një here 17 majin.
.