Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka ngritur akuza ndaj kolegëve të tij pasi shumë ilaçe si Remdesivir, Favira, kanë rezultuar të padobishëm në trajtimin e virusit, por përdoren nga mjekët për trajtim, ose kërkohen nga vetë familjarët e pacientëve.
Me anë të një shënimi në “Facebook”, mjeku thekson se përdorimi i tyre ka të bëjë me padijen ose më përfitimet monetare nga bluzat e bardha.
“Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….
Koha kur ato jepen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, ËHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati….Together forever”, shkruan Kalo.