Pas përjashtimit nga PD, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur lëvizjet kundër Lulzim Bashës, Mirëpo aksionit të Berishës, duket se ka vendosur t’i bashkohet edhe ish-presidenti Bujar Nishani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Nishani bën të ditur se pasditen e sotme do t’i bashkohet Berishës për një PD të bashkuar, të fortë dhe fituese.
Postimi i Nishanit:
Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 !
Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese !
Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist !