Grupi për Partinë Demokratike është shprehur se “vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike” për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, “është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017”.
Pas përjashtimit Berisha rrezikon edhe mandatin, rasti i Tom Doshit pritet të kthehet në precedent, prokuroria vijon verifikimet për ish-kreun e PSD
Infektologu jep informacionin shumë të rëndësishëm: Çfarë ndodh kur infektohemi sërish dhe pse vaksina nuk krijon antitrupa gjithmonë
Shtohen zërat kundër Berishës, Rushaj, Alibeaj dhe Duma mbështesin përjashtimin dhe i japin goditje të fortë ish-kreut demokrat
Sipas Grupit për PD-në, “Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal”.
“Masakra zgjedhore” ishte alibia e radhës për të mbuluar këto pazare. Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ringrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj. PD-ja e marrë peng duhet t’i kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj.
Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi”, lexohet në deklaratën e Grupit për PD-në, që shton se krijimi i një Këshilli Drejtues të përkohshëm, kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, si dhe ringritja e të gjitha forumeve të PDSH-së nëpërmjet zgjedhjeve të lira, janë të domosdoshme për ringritjen e Partisë dhe kthimin e besimit.