osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas përjashtimit Berisha rrezikon edhe mandatin! Rasti i Tom Doshit pritet të kthehet në precedent: Prokuroria vijon verifikimet për ish-kreun e PSD

Pas përjashtimit Berisha rrezikon edhe mandatin! Rasti i Tom Doshit pritet të kthehet në precedent: Prokuroria vijon verifikimet për ish-kreun e PSD

Pas përjashtimit nga PD, ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon edhe mandatin e deputetit. Amerikanët e kanë bërë të qartë se personat “non grata” nuk duhet të jenë në atë sallë. Largimi i tij nga grupi i PD është vetëm lëvizja e parë, pasi telashet edhe mund të shtohen. Precedenti “Doshi” është ai, i cili mund të marrë në qafë ish-kreun demokrat.

Gazeta ka mësuar se Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme po vijon verifikimin për të gjithë emrat që iu dërguan nga KQZ para 25 prillit. Ishin 28 emra që u dërguan për verifikim, mes të cilëve dhe ai i Tom Doshit, i cili është shpallur i padëshiruar nga amerikanët. Por edhe pse të 28 emrat nuk janë sot në Parlament, verifikimet nga Sektori i Dekriminalizimit janë duke vijuar për të gjithë.

Burime të gazetës bënë me dije se vetë KQZ nuk ka kërkuar ndërprerjen e tyre duke qenë se emrat janë pa mandat, ndërkohë që prokuroria ka zbatuar procedurën duke kërkuar të dhëna nga Interpol nëse ka dënime jashtë shtetit. Madje për rastin e Tom Doshit u kërkua informacion edhe nga ambasada amerikane.

Ajo që e vërteton se verifikimet vijojnë, është fakti se në datën 10 shtator, në KQZ ka shkuar një letër nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila bën me dije se ka mbyllur procesin e verifikimit për zotin Arsen Belaj, i cili ka qenë kandidat i Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai nuk fitoi mandat, por verifikimet kanë vijuar. Prokuroria ka konstatuar se ai ka qenë i dënuar për drogë në 1995 nga Gjykata e Frosinones me 1.8 vite burg dhe 8 milionë e 800 mijë lireta italiane. Për të gjithë emrat e tjerë, KQZ është në pritje të përgjigjeve, përfshirë dhe Doshin.

Berisha dhe precedenti Doshi

Prokuroria ende nuk ka mbyllur verifikimin për Doshin, por në momentin që do mbyllet KQZ do vihet para provës së madhe. Nëse rasti i tij cilësohet si i papajtueshëm me ligjin e dekriminalizimit, kjo mund të sjellë dhe penalizmin e Sali Berishës. Sinjalet janë dhënë dje nga kreu i grupit të PD, Alfred Rushaj, i cili tha se tashmë është vënë një standard për personat “non grata” dhe PD e zbatoi.

“Duhet thënë se jashtë diskutimeve me presionin dhe kërkesat e ndryshme që kanë bërë partnerë tanë, është e rëndësishme që ne të kemi parasysh se ka pasur parasysh një standard. Standardi është arma më e madhe që ka një politikan për të krijuar besim tek qytetarët”, tha ai. Një portal shumë pranë familjes Berisha e ka interpretuar qëndrimin e tij sikur ai e ka krahasuar rastin e Berishës me atë të Doshit. “Por rasti i Doshit është krejt ndryshe.

Nonsensi qëndron te fakti se Doshi dha dorëheqje dhe nuk u përjashtua nga KQZ. Kurse PD i ka kërkuar KQZ-së vendosjen e standardit për personat non-grata”, shprehet portali. Kjo tregon se dhe vetë Berisha i trembet vendimmarrjes së KQZ. Rasti i Doshit mund të kthehet në precedent dhe kjo do fundoste ish-kryeministrin.