osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas dekretit të Metës, mblidhet sot Kuvendi për të votuar qeverinë e re, opozita përgatitet për debate të forta, ja udhëzimet e Bashës

Pas dekretit të Metës, mblidhet sot Kuvendi për të votuar qeverinë e re, opozita përgatitet për debate të forta, ja udhëzimet e Bashës

Pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta të të gjithë emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama për të formuar kabinetin e re qeveritar, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhte sot për ta votuar atë.

Kryeministri Edi Rama është dekretuar më 10 shtator nga kreu i shtetit, vetëm një ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend, ndërsa pasi mori përgjigjen nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme se asnjë nga ministrat nuk janë në hetim, presidenti Meta ka dekretuar qeverinë e re “Rama 3”. Ndërkohë që tani sfida e radhës është Kuvendi, teksa ditën e sotme do të prezantohet programi politik i qeverisë dhe përbërja e kabinetit qeveritar “Rama 3”, e cila pritet të votohet në fund të seancës nga Parlamenti.

Priten debate të forta në seancën maratonë

Por duket se kjo seancë do të mbërthehet nga debatet dhe diskutimet e gjata, pasi do të jetë maratonë. Një gjë e tillë është vendosur dje gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila vendosi që koha e debatit gjatë seancës plenare të sotme të jetë pa limit dhe çdo deputet ka të drejtën e diskutimit 10 minuta. “Konferenca vendosi që koha e debatit të jetë pa limit. Çdo deputet ka të drejtën e diskutimit 10 minuta. Mbështetur në vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, seanca plenare do të zhvillohet duke respektuar rregullat e mbrojtjes nga pandemia Covid-19”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Megjithatë, detaje për atë që pritet të ndodhë sot në seancën plenare ka dhënë dje edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit deklaroi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve gjatë një prononcimi për mediat se çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë në dispozicion, ndërsa seanca maratonë do të ndahet në 3 pjesë. “Kemi miratuar me konsensus pikën e rendit të ditës, që lidhet me kohën e debatit, lidhur me miratimin në Kuvend të përbërjes së qeverisë.

Nga opozita ka pasur disa propozime, që lidhen me mbajtjen e kësaj seance dhe ne kemi rënë dakord që kjo seancë të ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë është prezantimi i programit, në fund të kësaj faze merren të gjitha pyetjet dhe më pas hapet debati, në një fazë të tretë, që kulmon me votimin. Votimi është një i vetëm, qoftë për përbërjen e ministrave, qoftë të programit. Çdo deputet do të ketë mundësi të flasë jo më shumë se 10 minuta”, deklaroi Balla.

Basha mbledh grupin e PD

Megjithatë, nga ana tjetër edhe Partia Demokratike do të jetë e pranishme sot në seancën plenare. Dje kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim në selinë blu me grupin parlamentar demokrat. Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka përfunduar dje, vetëm një orë pas nisjes së saj, në orën 19:00, ndërsa sipas informacioneve mësohet se vendimi kryesor i marrë nga kjo mbledhje është se opozita nuk do ta braktisë më Kuvendin dhe të dalë nga salla.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime mësohet se sot gjatë seancës plenare, demokratët do ta shfrytëzojnë kohën e tyre për debat, për të bërë oponencë në lidhje me programin qeverisës që pritet të prezantohet.