Llazi Sërbo lindi më 9 mars të vitit 1945 në Korçë dhe vdiq me 12 shtator 2010. Ai është një aktor shqipar.
Pasi diplomohet për aktor nga Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Prej vitit 1986 deri në vitin 1983 punon si regjisor pranë të vetmes shtëpi filmike Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Këtu fillon si asistent regjisor dhe filmi i tij i parë është si asistent është filmi “Bardhësi” me regji nga Besim Kurti në vitin 1986. Në vitin 1991, ai do të realizojë skenarin dhe regjinë e filmit “Kush e solli Doruntinën” bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare ( Nder i Kombit).
Në kinematografi do të interpretojë më se 15 role. Roli i tij i parë do të jetë në vitin 1972,roli i Dajlanit në filmin “Yjet e netëve të gjata”, më tej do të vazhdonin rolet të tjera si roli i Kreshnik Martinit në filmin “Operacioni “zjarri”” në vitin 1973, roli i Gazmendit tek filmi ” Gracka” në vitin 1983, rolin e Andi Ramës filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985 etj.
Përveç pasionit të aktrimit dhe regjizurës është i pasionuar edhe pas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”.
Për meritat e tij artistike Llazi Sërbo është nderuar me titullin i lartë “Artist i Popullit”
Filmografia
Asgjë nuk harrohet, (1985) ….Andi Rama, hetuesi
Tre njerëz me guna, (1985)…. Ago, çobani
Dasma e shtyrë, (1984), Bala
Kush vdes në këmbë, (1984) Ajaz Gjika, Komiti
Gracka, (1983), Gazmendi
Nusja dhe shtet ërrethimi (1978)… Komandanti gjerman
I treti (1978)… Bexheti
Shëmbja e idhujve, (1977) … Mesuesi
Operacioni Zjarri, (1973)… Kreshnik Martini
Yjet e netëve të gjata, (1972)..Dalani, djali i Pashakos