osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Ballkani i Hapur”: Bosnje Hercegovina thyen akullin, përpara Merkel

“Ballkani i Hapur”: Bosnje Hercegovina thyen akullin, përpara Merkel

Takimi i kancelares, Angela Merkel me 6 kryeministrat e rajonit ka prodhuar një zhvillim të ri për sa i përket të ardhmes së Ballkanit të Hapur.

Në një kohë kur në tryezën e Ballkanit të Hapur ulen vetëm kryeministri Edi Rama, Zoran Zaev nga Maqedonia e Veriut dhe presidenti Serb Aleksandar Vuçiç, ky konfigurim pritet të ketë ndryshime.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu nga burime diplomatike mëson se në drekën e kancelares, Merkel është folur edhe për Ballkanin e Hapur.

Të njëjtat burime pohuan se në këtë drekë, Zoran Tegeltija, Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, ka pohuar se vendi i tij është i gatshëm të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.

“Ne”, është shprehur Zoran Tegeltija – “jemi duke i dhënë përgjigje pikëpyetje të fundit që kemi dhe fillim viti 2022 do të na gjejë si pjesë të Ballkanit të Hapur”.

Në konferencën për shtyp kancelarja Angela Merkel megjithëse nuk e përmendi drejtpërdrejt Ballkanin e Hapur nuk u shpreh kundër gjë të cilën e ka reflektuar gjatë takimit me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

“Unë përshëndes në mënyrë shprehimore edhe projektin e Tregut të Përbashkët Rajonal me katër marrëveshjet, sikundër i quajmë.

Jo të gjithë janë duke bashkëpunuar në të njëjtin nivel në këto marrëveshje, disa janë tashmë brenda implementimit të tyre, disa të tjerë janë duke u menduar për t’ju bashkuar kësaj iniciative, por sot, ne kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojnë në këtë kontekst, aq më mirë e aq më i fuqishëm do të jetë Procesi i Berlinit” deklaroi Merkel.

Ky zhvillim edhe me Bosnjë Hercegovinën brenda Ballkanit të Hapur formon një shumicë prej katër vendesh si pjesë e kësaj iniciative duke lënë të vetëm në kundërshtitë e tyre Kosovën dhe Malin e Zi.