Nga Anri Bala
Të gjithë e pamë se si Kancelarja Gjermane Angela Merkel erdhi në Shqipëri, për një vizitë zyrtare dhe shumë të rëndësishme në aspektin e mesazheve të dhëna prej saj për projektin e tregut të përbashkët rajonal, i quajtur “Ballkani i Hapur”… i njohur nga të gjithë si mini-Shengeni Ballkanik.
Sigurisht, në këtë vizitë të veçantë për vendin tonë, si destinacioni i turit të saj Ballkanik, Kancelarja Merkel shoqërohej nga përfaqësues të stafit të saj dhe me njerëz të atashuar si përfaqësues të shtetit Gjerman në Shqipëri.
Por ajo që pak kujt i ra në sy, edhe me gjithë angazhimin e mediave të vendit për ta gjetur se ku ishte “strukur”, ishte mungesa e njeriut më të rëndësishëm të Kancelares në Shqipëri, “hartuesi i planit ekonimik të PD me porosi nga Merkel”, këshilltari i famshëm Martin Henze…!
Martini i protestave… Martini i qëndresave të çadrës “Qebaptore Republika e Re”… Martini i luftës me molotov ndaj instuticioneve shqiptare, që nisi për t’i vënë flakën Shqipërisë, por i vuri “flakën” mandateve… tani nuk dukej gjëkundi, kishte avulluar!
Jo se po e kërkonte Merkeli, as CDU-ja e saj, sepse ata i kanë “larë duart” me këshilltarin gënjeshtar shumë kohë më parë, duke e sqaruar se: një farë Martin Henze nuk e njohin aspak… por të paktën të dukej sa për t’i zbardhur faqen Lylit, i cili ka investuar vite për zhvatjen e donacioneve të anëtarëve të partisë për këtë kapacitet të madh.
Dje, Martini i SHQUP-it, duhet të dilte të valviste flamurin gjerman me dy gishtat lart… pranë shefes së tij, Kancelares gjermane, duke nderuar Lulin si mëkëmbësin e tij, por edhe për të këshilluar Merkelin për pozicionin luftarak dhe patriotik të antiamerikanit Berisha dhe deklarimet e tij kundër iniciativës së saj për “Ballkanin e Hapur”, duke e bindur se Berisha nuk është kundra, por e kupton si Albini këtë proces.
Mirëpo, edhe pse kërkuan me ngulm në të gjitha qebatoret e mundshme në Tiranë, Martini nuk u gjend. Me njohjet që ka Basha, nuk mbeti vend pa u kërkuar e drejtues policie pa u njoftuar… thënë shqip, e shpallën në kërkim.
Martin Henze, kishilltari kallp që SHQUP-i e mburrte për flori… nuk ekzistonte! Ekzistonte vetëm një farë qytetari gjerman Martin Henze, që protestonte krah Berishës, duke u dendur me qofte dhe birra…si përfaqësues i dehur i CDU-së.
Tashmë pas humbjes së Berishës, PD humbi dhe Martinin e saj të madh, që nuk e njihte askush për këshilltarë, por si militant i mirëpaguar si mashtrues. /Ekskluzive.al