Të gjithë shqiptarët që do të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, nga dita e sotme nuk do të kenë më pengesa në kufi. Bashkimi Evropian njeh tashmë Certifikatat e Vaksinimit kundër COVID-19 të lëshuar nga Shqipëria.
Kryeministri Rama këtë e ka quajtur një super lajm.
“SUPERLAJM
Shqiptarët të lirë të lëvizin lirisht në Europë me pashaportën digjitale të vaksinimit
BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t’u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka”, shkruan Rama.